19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

‘Rrethi Katror’ emision anti-semit’/ Ambasada e Izraelit notë proteste Ministrisë së Jashtme kundër Top Channel

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka bërë një notë proteste pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) kundër televizionit Top Channel.

- Advertisement -

Shkak për këtë notë proteste është bërë një emision i këtij televizioni me përmbajtje kundër hebrenjve.

Më konkretisht, në shkresën e dërguar në MEPJ, thuhet se në emisionin ‘Rrethi Katror’ në datën 5 qershor 2022, në Top Channel, një prej të ftuarve ka shprehur opinione anti-semite.

Ambasada e izraelit vëren se drejtuesi i emisionit nuk ka ndërhyrë, duke e lejuar të ftuarin në mënyrë të përsëritur të shprehë komente kundër hebrenjve.

- Advertisement -

Ambasada izraelite i kërkon Ministrisë së Jashtme marrjen e masave të menjëhershme, duke kujtuar se Shqipëria është pjesë e Aleancës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit dhe duhet të veprojë në përputhje me rrethanat.

Më poshtë teksti i notë protestës
Ambasada e Shtetit të Izraelit në Republikën e Shqipërisë i shpreh komplimente Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe ka nderin të informojë sa vijon:

Kemi vënë re se gjatë një programi televiziv të titulluar ‘Rrethi Katror’ të transmetuar nga televizioni kombëtar Top Channel më 5 qershor 2022, një nga të ftuarit në program ka shprehur mendim me përmbajtje anti-semitiste, të cilat nuk janë kundërshtuar nga drejtuesi i TV, në mënyrë të përsëritur.

- Advertisement -

Kjo bie krejtësisht në kundërshtim me traditën shqiptare, si i vetmi vend në Europë që i shpëtoi hebrenjtë para, gjatë dhe pas holokaustit. Për më tepër, si një vend mik i Izraelit ka miratuar dhe i është bashkuar Aleancës Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit për antisemitizmin, dhe për këtë arsye duhet të veprojë në përputhje me rrethanat. Ju kërkojmë me dashamirësi të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të parandaluar diskursin, nxitjen dhe synimin e tillë antisemitik që padyshim mund të shkaktojë gjakderdhje dhe vuajtje për njerëzit e pafajshëm (vendas dhe turistë).

Ambasada e shtetit të izraelit në Republikën e Shqipërisë përfiton nga ky rast për t’i shprehur Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë konsideratën më të lartë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -