12.3 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në kufi – me urdhër të Vuçiçit mund të nisin suImet”

- Advertisement -

“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën”.

- Advertisement -

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë për “News24”, derisa sipas tij, nevojitet vetëm një urdhër i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që ata “të nisin sulme agresive”.

Ai tutje ka theksuar se situata në Veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë dhe për fajtore e ka bërë Serbinë, për siç ka thënë ai qasje destruktive.

- Advertisement -

“Situata në Veri është e qetë, por e brishtë për shkak të një qasje destruktive të Beogradit karshi Kosovës, karshi edhe qytetarëve tanë me kombësi serbe”, potencoi ai.

“Beogradi dhe Vuçiç kanë përdorur serbët e Kosovës, këtë territor që të shkaktojnë tensione në rajon dhe më gjerë, duke dashur ta shantazhojnë Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare”, shtoi kreu i MPB-së.

Tutje, Sveçla ka theksuar se vendimet për targat dhe dinarin janë normale të një vendi që aspiron të jetë pjesë e Bashkimi Evropian dhe pjesë e NATO-s, derisa ka shtuar se “ne kemi marrë besimin nga qytetarët për këtë”.

- Advertisement -

“Nuk aspirojmë asgjë më shumë se sa të jemi një vend demokratik, ku rendi dhe ligji sundon. Dhe qoftë vendimi për dinarin, qoftë vendimet e mëhershme për targat, për energjinë elektrike, janë vendime më se normale të një vendi që aspiron të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s”, potencoi Sveçla.

Ndryshe, për sulmin terrorist më 24 shtator të vitit të kaluar, Kosova ka akuzuar drejtpërdrejt Serbinë, derisa krimineli Milan Radojiçiç, person i afërt i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, mori përgjegjësinë.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë dënuar në termat më të ashpër sulmin terrorist në Banjë, teksa kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë, por edhe bashkëpunim pa kushte në këtë proces nga ana e Serbisë.

Kosova ka kërkuar nga BE-ja që për shkak të këtij sulmi, Serbisë t’i vendosen sanksione, mirëpo për një gjë të tillë nga Unioni kanë theksuar se do të vendosin pasi që të përfundojnë hetimet.

Nga ana tjetër Serbia nuk është distancuar fare nga kjo ngjarje, përkundrazi, ka shpallu ditë zie kombëtare në nderim të terroristëve të vrarë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -