fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Rreth 1 miIion njerëz shkuan në Turqi për të mbjeIIë fIokët, shpenzuan rreth 2 miIiardë doIIarë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

reth 1 milion njerëz kanë shkuar në Turqi dhe kanë shpenzuar rreth 2 miliardë dollarë për mbjelljen e flokëve vitin e kaluar, tha kreu i Shoqatës Turke të Turizmit Shëndetësor, Dr. Servet Terziler.
“Gjysma e xhiros prej 4 miliardë dollarësh në vitin 2022 u mor nga shërbimet e transplantit të flokëve”, tha Terziler për Anadolu Agency.

“Nëse supozojmë se valuta e huaj mesatare e harxhuar nga një pacient për mbjelljen e flokëve është 2.000 dollarë, mund të themi se 1 milion njerëz erdhën në Turqi për mbjellje flokësh në vitin 2022”, shtoi Terziler.

- Advertisement -

Sipas Terziler, Turqia ka tejkaluar gjithashtu xhiron prej 500 milionë dollarësh në shërbimet dentare dhe rreth 400 milionë dollarë në kirurgjinë estetike.

Duke u shprehur se turistët e huaj kanë shfaqur interes masiv edhe për turizmin e banjave, ai tha se me të ardhurat e marra nga ky sektor i turizmit, është arritur një shifër mbi 10 miliardë dollarë në total.

Terziler tha se qëllimi aktual i sektorit të turizmit shëndetësor është të arrihet një shifër prej 20 miliardë dollarësh.

Duke theksuar se Turqia ka pasur një përvojë shumë të mirë të menaxhimit të krizave në fushën e shëndetësisë gjatë periudhës së koronavirusit, ai tha: “Infrastruktura shëndetësore e Turqisë është shumë e fortë. Kemi rritur cilësinë në nivelin më të lartë me mjekët tanë dhe personelin ndihmës shëndetësor”.

- Advertisement -

Terziler vuri në dukje se po pranojnë kërkesa shumë serioze nga vendet evropiane, ndërsa shtoi se duke bërë marrëveshje sigurimesh mes shteteve, po bëhen përpjekje që të huajt të marrin shërbime shëndetësore në Turqi.

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli “po bën një hap të fortë drejt qëllimit të tij për t’u bërë kryeqyteti i turizmit shëndetësor në botë”, tha ai.

Duke vënë theksin në stagnimin gjatë pandemisë COVID-19 për shkak të kufizimeve të udhëtimit në gjithë botën, ai tha se kërkesa e akumuluar në atë kohë shkaktoi dendësi në vitin 2022.

- Advertisement -

“Ne kemi shumë shpresë edhe për vitin 2023”, shtoi Terziler.

Ai kritikoi klinikat e paregjistruara, duke thënë se Ministria turke e Shëndetësisë ka forcuar inspektimet e saj.

Sipas Terziler, klinikat e paregjistruara prishin imazhin e Turqisë dhe “përmbysin frymën aktuale pozitive”.

“Ne e shohim këtë shumë, veçanërisht në transplantin e flokëve”, deklaroi ai.

Ai theksoi po ashtu se në Turqi ka filluar të bëhet mbjellja robotike e flokëve, duke shtuar se klinikat turke mund të rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore me teknologji dhe inovacion.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -