10.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Rrënohet kisha 1500-vjeçare në Kurbin, kryente shërbesat fetare dhe Gjergj Kastrioti me bashkëshorten

- Advertisement -

Monumentet e rëndësishme kulturore janë lënë në harresë. Në Fshatin Shën Mëri të Kurbinit kisha që mendohet të jetë 1500 vjeçare është rrënuar pothuajse e gjitha.

Banorët e fshatit që janë të gjithë muslimanë thonë se kryejnë ritet fetare në këtë kishë që është harruar nga shteti.

- Advertisement -

Kjo është gjendja e kishës “Bazilika e Shën Merisë” në Kurbin, ku kryenin shërbesat fetare Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti sëbashku me bashkëshorten e tij Donikën.

Ky objekt kulti 1500-vjeçar monument kulture, me vlera të të çmuara historike ka degraduar.

- Advertisement -

Një pjesë e mureve kanë rënë si dhe janë dëmtuar plotësisht afresket e kishës, pasi ka munguar vemendja e institucioneve që duhet të ishin kujdesur për të.

Fshati Shën Meri në Kurbin është një zonë me banorë që i përkasin besimit Islam, por kjo nuk i ka penguar ata që të kryejnë ritet e tyre fetare prej kohësh në këtë kishë dhe të kujdesen për të.

“Të gjtihë vijnë çdo të martë dhe të shtunë dhe ndezim qiri, vijnë nga të gjithë fshatrat përreth. Festojmë edhe Bajramin dhe ditën e Kishës që është me 15 gusht.

- Advertisement -

Ne si fshat jemi komplet fshat mysliman dhe vijmë të martë, të shtunë dhe me 15 gusht mbushet plot,” thonë banorët.

Banoret e Shën Merisë apelojnë për ndërhyre në shtëpimin nga shembja e plotë të kësaj kishe, e cila ndonëse ndodhet në këtë gjendje është mjaft e frekuentuar nga besimtaret që sfidojnë rrugën e shkatërruar dhe vinë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“S’është vënë dorë në këtë kishë asnjëherë. Edhe drunjtë e vendosur këtu ne i mirëmbajmë.

Ka një histori të veçantë pasi baballarët na kanë thënë se kjo ka qënë një kishë e madhe me 72 dyer,” thonë ata.

Teknika e përdorur për ndërtimin e kësaj kishe është romake, ndërsa konsiderohet si një objekt kulti unik për të gjithë Shqipërinë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -