17.8 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Rregullorja e re, “Prishtina Parking” nuk do të shqiptojë më gjoba

- Advertisement -

Florian Dushi, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, ka treguar ndryshimet që do të ndodhin me aprovimin e rregullorës së për parkingjet në Prishtinë.

- Advertisement -

Në fakt, kjo rregullore u aprovua gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Komunës së Prishtinës.

Sipas prezantimit, kjo rregullore parasheh që për makinën e parë për rezidentët nuk do të ketë tarifë mujore.

- Advertisement -

Një tjetër ndryshim është se Prishtina Parking më nuk do të vërë gjoba.

Siç njoftoi Dushi, tash e tutje “Prishtina Parking”, në vend të gjobës, do t’i detyrojë klientët të paguajnë biletët ditore, pra 24-orëshe.

“Gjoba dhe masat e tjera ndëshkuese tanimë janë zëvendësuar me detyrim për të paguar biletë 24-orëshe, e cila parkuesve të parregullt dhe atyre që nuk paguajnë, u mundësojnë të parkojnë në mënyrë të rregullt brends 24-orëve në vijim në të gjitha zonat në kryeqytet” – deklaroi Dushi.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Dushit:

“Rregullorja e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingieve në kryeqytet është aprovuar sot në Kuvendin e Prishtinës.

Ndryshimi dhe plotësimi i kësaj rregulloreje ka ardhur si rezultat i kërkesave të shumta të qytetarëve.

Zonat e parkimit do të jenë mirë të definuara, të shenjëzuara, qytetarët – banorët rezident nuk do të paguajnë më për veturën e tyre të parë etj.” – shkroi ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -