fbpx
0.6 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Rrëfimi nga prindërit e të vrarëve në “Panda” të Pejës: Vuçiqi i shmanget takimit me ne

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ljubomir Ristiq, babai i Svetislav Ristiqit, 18-vjeçarit të vrarë në kafenenë “Panda” të Pejës, ka thënë sot se as 20 ditë pas kërkesës së fundit të dorëzuar për pranim nga ana e presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, familjeve të fëmijëve të vrarë askush nga kabineti i presidentit nuk i është përgjigjur.

Prindërit e gjashtë të rinjve të vrarë në kafenenë “Panda” në vitin 1998, prej gjashtë vjetësh me ngulm kanë kërkuar që t’i pranojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili në vitin 2013 ka njoftuar se masakrën në “Panda” nuk e kanë bërë shqiptarët.

- Advertisement -

“Që nga 5 shtatori 2017, më shumë se 10 herë i jemi drejtuar zyrës së Presidentit të Serbisë, duke kërkuar bisedë me presidentin Vuçiq, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kërkesën e fundit e kemi dorëzuar më 23 dhjetor të vitit të kaluar”, ka thënë Ristiq për Agjencinë Beta, shkruan Kossev.

Ai shtoi se kanë kërkuar edhe nga Prokuroria për Krim të Organizuar (TOK), ku kanë nisur hetimet, që Vuçiq të merret në pyetje për shkak të njohurive që i ka bërë publike për krimin në “Panda”, por që as këtë nuk e kanë bërë.

Ristiq shtoi se familjet e viktimave do të duhet të organizohen dhe të bëjnë një “përpjekje shtesë” për të arritur takimin me Vuçiqin.

Llazar Obradoviq, babai i 15-vjeçarit të vrarë, Ivanit, tha se prindërit presin që presidenti i Serbisë t’u tregojë të gjitha njohuritë që ka për “rastin Panda”.

- Advertisement -

“Shërbimet shtetërore dhe Vuçiqi e dinë se kush ka urdhëruar, organizuar dhe vrarë fëmijët në ‘Panda’. Është e papranueshme që e vërteta është fshehur për më shumë se 24 vjet dhe që presidenti i Serbisë refuzon të flasë me ne”, ka theksuar Obradoviq.

Prindërit e fëmijëve të vrarë, pas 24 vjetësh kërkimi të së vërtetës, thonë se nuk kanë asnjë dyshim që rreth masakrës në “Panda” ishte marrë vendimi në krye të shtetit.

“Zotëri President, ju e dini dhe ne prindërit e dimë se vrasja e djemve tanë në kafenenë “Panda” në Pejë ishte çështje shtetërore e cila u vendos nga njerëzit në krye të shtetit. Në pyetje është terrorizmi shtetëror par excellence. Theksojmë se ka edhe arsye të tjera për pranimin tonë nga ana juaj, të cilat do t’i paraqesim në bashkëbisedimin me ju, në mënyrë që autoriteti që drejton procedimin, pas gati 24 vjetësh ta ndjekë penalisht krimin”, thuhet në një nga kërkesat për pranimin te presidenti Vuçiq, të cilat prindërit i dorëzuan më 6 qershor 2022.

- Advertisement -

Të fundit

Balonat spiune që po trondisin SHBA, Biden po mendon ta rrëzojë

Presidenti amerikan, Joe Biden ka vendosur të qëllojë balonën spiune kineze ndërsa ajo të kalojë mbi Atlantik me qëllim...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -