13.1 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rrëfimi emocionues i profesorit nga Prizreni: Faria, ishte nxënësja më e mirë ndër gjenerata – si babai nuk e linte të mësonte në shtëpi – e çoj nuse dhe vdiq më pas

- Advertisement -

Ditë më parë doli në pension profesori nga Prizreni, Beqir Letaj, i cili një jetë të tërë ia kushtoi arsimit, duke dhënë kontribut në edukimin e gjeneratave të shumta në këtë komunë.

- Advertisement -

Albanian Education ka realizuar një intervistë me profesorin Letaj me të cilin ka biseduar për pensionimin, për si e kujton kohën kur ka filluar punën si mësues, për përvojat e tij të veçanta me nxënës e kolegë, si dhe për tema tjera.

Në këtë intervistë profesori Letaj ka treguar një kujtim tejet të hidhur që i ka ndodhur Faries, nxënëses së tij më të dalluar në të gjitha gjeneratat…

- Advertisement -

“Po të kish hapësirë do të shkruaja një vëllim kuktimesh me nxënës. Krahas punës si mesimdhënës, detyra ime dhe kolegëve ishte edhe si t’i bindnim prindërit që vajzat t’i dërgonin në shkollë të mesme”, thotë profesori Letaj.

Po i veçoj dy kujtime nga shkolla e Romajës:

Një nxënëse jashtëzakonisht e zgjuar me emrin Farie, për mua më e mira ndër gjenerata, një ditë më thotë, po e citoj: ”Unë shok mësues nuk guxoj të mësoj në shtëpi. Baba më ka thanë se ti duhet me ba xherxhef (xherxhefi ishte një mjet ku qendisëshin marhamat për nuse). Por, Faria gjithmonë kur dikush nuk ngriste dorën, ajo ngritej dhe jepte përgjigje. Bile dinte të më korrigjonte në leximin e teksteve në frengisht. Dhe, mjerisht ajo nuk u shkollua, u martua dhe vdiç fare e re.

- Advertisement -

Një rast tjetër ishte me gjashtë vajza po të Romajës, të gjitha të shkëlqyeshme. Kur prfundohej klasa e VIII, zakonisht nxënësit organizonin njëfar banketi. Dhe, në momentin e ndarjes, nxënëset filuan të qanin. Për ne, thonin ato po fillon jeta në burg. Djemtë shkojnë në shkolla të mesme apo në gurbet, ndërsa ne do të mbyllemi në shtëpi. Atë kohë nuk kishin guximin të deklaronin se do të përgatiteshin në nusërim./Albanian Education

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -