10.1C
Pristina
2 Mars, 2021 - 14:52

Rrëfehet ish-ushtarja e UÇK-së: Iu bashkova si 17-vjeçare, asnjëherë nuk e mendova vdekjen

Ibadete Canolli-Kaçiu, është një ndër ushtaret më të reja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo si 17-vjeçare veshi uniformën e UÇK-së për t’ia kthyer armën armikut.

Përveç si ushtare, ajo e ushtroi edhe profesionin si mjeke.

Ajo thotë se në asnjë moment nuk i është frikësuar vdekjes.

“Asnjëherë se kam menduar vdekjen, vrasjen që do të jem e rrezikuar me u kidnapu, nuk e di nga e kam marrë atë forcë, ndoshta sot nuk e kam”, ka thënë ajo për ATV, shkruan Reporteri.net.

Ajo tregon se cilën këngë e këndonin më së shumti në luftë.

“Kengën që më së shumti e kena këndu ka qenë ‘Moj Shqipni mos thuaj marova’”, ka thënë ajo.

Të fundit

Të tjera nga rubrika