5.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Rrëfehet bashkëshortja e Rexhep SeIimit, Shqipja: Takohemi një herë në muaj dhe fIasim me video kamera

- Advertisement -

Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit që ndodhet në Hagë për krime lufte tha sekjo Gjykatë po i mban padrejtësisht në burg, ndërsa serbët janë të lirë.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania ajo theksoi se me bashkëshortin bisedojnë çdo ditë ndërsa takohen njëherë në muaj.

Po ashtu ajo bëri me dije se flasin me video kamera.

- Advertisement -

“Ka dy vit që festa e Pavarësisë na gjen të ndarë. Gjykata në Hagë padrejtësisht po mban brenda në burg vetëm shqiptarët dhe serbët rrinë të lirë. Urojmë që fundi i kësaj gjykimi të jetë në favor të shqiptarëve. Komunikimin me Rexhën e kemi të përditshëm. Kemi vizita periodike mujore. Takohemi njëherë në muaj. Kemi komunikim dhe me video. Sipas Rexhës që më ka treguar, secili e kanë dhomën e vet, por kanë dhe një sallon të përbashkët”- tha ajo.

Më tej ajo nënvizoi se Gjykata në Hagë nuk duhet të ishte krijuar fare.

“Politika e Kosovës ishte ajo që themeloi Gjykatën në Hagë, që nuk duhej të ishte themeluar fare. Ministria e Drejtësisë bën pagesat për udhëtimin, qëndrimin fjetjen për familjarët që vizitojnë të burgosurit”-deklaroi ajo.

- Advertisement -

Ajo foli dhe për talentin e bashkëshortit të saj që është piktura.

“Unë dhe fëmijët e mi i dhamë një shtyrje Rexhës që edhe atje të merret me piktura dhe atje. Kur shkoi në Hagë i ofruan mundësi që të merrej dhe me pikturë”-përfundoi Selimi

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -