16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Rrëbesh dronësh në Krime, Ukraina ia mësyn ta rikthej edhe tokën e okupuar

Rusia raportoi suIme të reja nga dronët ukrainas dje në mbrëmje, vetëm një ditë pas shpërthimeve pranë bazave ushtarake në zonat e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës dhe vetë Rusisë.

Sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës perëndimore, suImet pamundësuan sa gjysmën e forcave ajrore të Flotës së Detit të Zi, shkruan Reuters.

- Advertisement -

Agjencitë ruse të lajmeve RIA dhe Tass njoftuan, duke cituar një zyrtar lokal në Krime, se dje në mbrëmje forcat ruse kundërajrore u aktivizuan pranë portit Yevpatoriya në perëndim të Krimesë.

Një video e postuar nga një faqe interneti ruse tregon një objekt që i ngjan një rakete tokë-ajër që godet objektivin e saj.

- Advertisement -

Tass citoi një zyrtar lokal të thoshte se forcat anti-ajrore ruse kishin rrëzuar gjashtë dronë ukrainas që nisën një suIm në Nova Kahovka, në lindje të qytetit të Kherson.

Ukraina thotë se rimarrja e Khersonit është një nga prioritetet e saj kryesore.

Një zyrtar në Krime tha se mbrojtja atje rrëzoi gjithashtu një numër të paspecifikuar dronësh mbi Sevastopol.

- Advertisement -

“Forcat e armatosura ukrainase u dhanë rusëve një mbrëmje të pabesueshme,” tha Serhiy Klan, një anëtar i këshillit rajonal të Khersonit, i cili u shpërbë nga forcat pushtuese ruse.

Një natë më parë, disa shpërthime u raportuan në Krime, duke përfshirë ato pranë Sevastopolit, selia e flotës ruse të Detit të Zi.

Dy fshatra në Rusi u evakuuan pas shpërthimeve në një depo municioni në provincën Belgorod, më shumë se 100 km nga territori i kontrolluar nga forcat ukrainase.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -