15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Rrahman Jasharaj deklarohet pas suImit ndaj tij

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së njëherit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga greva.

Nga njëra prej shkollave në kryeqytet, Jasharaj u shpreh se edhe po ta ‘ngrehin zhagë’ nuk do ta mbyll protestën. E mbyll vetëm nëse dikush tjetër i thotë.

- Advertisement -

Ai tha se ishte një tendencë për ta suImuar, por shtoi se “aty i kisha shokët”.

“Një prind deshi të më suImojë, ishte tendencioze – mund të suImohem edhe në rrugë”, ka thënë ai.

Ai tha se vetë fakti që ishte një prind, ishte me tendencë.

- Advertisement -

“Rastet të tilla mund të më ndodhin edhe në rrugë dhe në vizitat tjera qē do të kemi në shkolla”, tha ai.

“Le të më thonë nuk është i bukur nuk jam… si kishte dhëmbët qe i qita tash po buzëqeshi edhe më shumë”, tha kreu i SBASHK-ut derisa përmendi deklaratën e këshilltarit të Kurtit, Elvis Hoxha i cili e akuzoi si anëtar i partisë serbe.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -