-0.7 C
Pristina
15 Janar, 2021 - 15:17

Rrahja në Podujevë mes LDK e VV, Shpejtim Bulliqi i lë fajin zyrtarëve policorë

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një përplasje fizike mes aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Podujevë në ditën e fundit të fushatës zgjedhore në këtë qytet.

Kandidati i VV-së për këto zgjedhje Shpejtim Bulliqi në një deklaratë për Express, tha se i tërë ky incident është provokuar nga një zyrtar policor me emrin Butrint Krasniqi, shkruan Gazeta Express.

Madje ai pohoi se polici ka marrë pushim nga puna vetëm për të qenë pjesë e fushatës së LDK-së.

“Realisht nga ajo që pashë dhe kuptova tashmë është provokuar një incident nga ana e klanit të LDK-së këtu në të cilin incident duket se janë të involvuar edhe zyrtarët policor. Zyrtarët policor faktikisht edhe e kanë shkaktuar incidentin duke e provokuar fotografisitin e fushatës sonë.. Shefi i Shtabit tonë dje ka kërkuar një takim me Komandantin e Stacionit Policor për Podujevë, për të diskutuar në mënyrë që të krijohet mundësia për të evituar çdo incident në këto zgjedhje. Takimi është refuzuar nga ana e komandantit të stacionit policor, është një komandant të cilin Ministri i Brendshëm e ka sjellë këto ditë në Podujevë, special , dhe fatkeqësisht ai i cili e ka nis incidentin është polic i po këtij stacioni policor, i cili është vënë në shërbim të LDK-së dhe e ka provokuar situatën. Ai këtyre ditëve ka marrë pushim nga puna për tu fokusuar pikërisht në fushatën e LDK-së. Emri i tij është Butrint Krasniqi dhe shërben në stacionin policor në Podujevë” deklaroi Bulliqi për Express.

Zgjedhjet në komunën e Podujevës do të mbahen këtë të dielë. Në garë për kreun e komunës janë tre kandidatë. Nexhmi Rudari (LDK), Shpejtim Bulliqi (VV) dhe Naim Fetahu (PDK).

Të fundit

Të tjera nga rubrika