5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

“Rrafsh Kosova, vetëm Albin Kurtin ta heqim qafe”

- Advertisement -

Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike Idriz Zeqiraj, ka kritikuar sjelljen e partive opozitare në Kosovë karshi zhvillimeve aktuale në vend, duke e quajtur cinike.

- Advertisement -

Ai ka thënë se opozita dëshiron që ta “heqë qafesh” kryeministrin Albin Kurti, në kohën kur pozitë e opozitë do të duhej të ishin të bashkuara, për ta mbrojtur territorin e Kosovës.

Zeqiraj ka vlerësuar se opozitarët e tanishëm, janë më destruktivët që i ka pasur deri tani Kosova.

- Advertisement -

Idriz Zeqiraj

“”Kur zotin e shtëpisë, e kafshon qeni i vet, dikush është duke e ushqyer”, – na mëson një urtësi popullore. Dhe, kjo lëndëzohet e dëshmohet bindshëm me sjelljen e opozitës komplete të Kosovës. Është shumë cinike, kur opozita e quan vetën “opozitë konstruktive!” Rrenë e kulluar.

Përkundrazi, opozita e sotme, me fajësinë kriminale të ratifikimit në Parlament të faljes të 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit; nënshkrimit dhe votimit në Parlament të Demarkacionit dhe të Asociacionit; të bërjes banditeske të Hashimit president, të njeriut të shantazhuar me dosjen e madhe vrastare të atdhetarëve, ushtarakëve luftëbërës dhe të veprimtarëve kombëtarë shqiptarë! Dhe, deri te lobimi i paguar, për ndarjen e Kosovës!

- Advertisement -

Sot, kur duhet të jenë të bashkuar të gjithë, përfshi subjektet politike, pozitë-opozitë, Shoqëria civile dhe populli mbarë, për ta mbrojtur, të paktën, këtë hapësirë të njohur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, horrakët opozitarë, PAN-istë, kokëtojnë me miq dhe armiq, “rrafsh Kosova, vetëm Albin Kurtin ta heqim qafe”, sepse po i kërcënon me Vetting, me sekuestrim pasurive të grabitura, me vjedhje zyrtare, tenderime e haraç privat. Një opozitë kaq destruktive, kurrë nuk e ka pasur Kosova”, është shprehur analisti, për gazetën “Bota sot”.

Sipas Zeqirajt, opozita e sotme, duke qenë e gatshme për lëshime në dialogun me Serbinë, ka trimëruar ndërkombëtarët që po deklarojnë se “Asociacioni do të bëhet, me apo pa Qeverinë Kurti”.

“Sjellja e poshtër dhe kriminale e opozitës të sotme, në veçanti, e PAN-it, me gadishmërinë për të bërë lëshime Serbisë, për ta ripërtrirë makro-kontrabandën me bandat serbe të veriut, ka trimëruar ndërkombëtarët dhe nuk e fshehin presionin, mujëshinë enorme të tyre, duke kaluar caqet diplomatike, me kërcënimin e hapur, se “kemi gjetur partnerë të bollshëm, për ta bërë Asociacionin edhe pa Kurtin e partinë e tij!” Kjo gjuhë është e trishtë e skandaloze!”, ka potencuar Idriz Zeqiraj.

Sipas analistit, çështja e Asociacionit nuk ka qenë e paraparë në variantin e parë të propozimit franko-gjerman, për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Por, tolerimi i barrikadave në veri, ishte sinjal i keq për Kosovën.

“Në variantin e parë të Kornizës franko-gjermane, nuk ka ekzistuar fare çështja e Asociacionit dhe aq më pak të imponohet si normë e parë, për nismën e bisedimeve rreth kësaj Kornize, si bazë për marrëveshje. Tolerimi një mujor i barrikadave të bandave serbe në veri, me dirigjim të presidentit serb Vuçiq, edhe pse KFOR-i dhe EULEX-i kishin garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, ishte një ogur, një sinjal i keq për Kosovën. Asaj nuk i lejohet mbrojtja e kufijve të vet”.

Ai ka akuzuar shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell se zhgënjeu dhe preu në besë shqiptarët e Kosovës, me rastin e barrikadave dhe bandave serbo-ruse në veri të Kosovës.

“Kosova është në mëshirën dhe besimin e ndërkombëtarëve. Poshtërimin e skajshëm me barrikadat e bandave serbe e ruse, e përjetuan rëndë shqiptarët e Kosovës dhe të botës. Dhe, ky ishte zhgënjimi i madh dhe prerje në besë. Këtë truk e gatoi shefi i politikës të BE-së, Borrell, kur ua kujtoi kompetencat KFOR-it dhe EULEX-it, të jenë “në rolin e sihirxhinjëve”, pavarësisht të vringëllimit të armëve të bandave dhe plagosjen e policëve të Kosovës! Dhe, barrikadat u dyfishuan, duke bllokuar edhe rrugët lokale, dytësore!”, ka shtuar Idriz Zeqiraj.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -