Kampioni shqiptar, Robin Krasniqi ka njoftuar që do ti rikthetet ringut. Krasniqi ka shkruar qř përballë do ta ketë kampionin belg, Timur Nikarkoev.
Postimi i plotë:
Miq të dashur,
jam shumë i lumtur të ju informoj, se me datë 25 Shkurt 2023 do të rikthehem në ring në arenën madhështore “AUDI DOME” të qytetit gjerman MUNICH. Kundërshtari im do të jetë Nr. 1 i Belgjikës, Timur Nikarkhoev. Sëbashku më mua në atë mbrëmje do të boksojnë edhe shumë boksier shqiptar (siq janë: James Kraft, Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi dhe Kushtrim Tahirukaj).
Kjo mbrëmje e madhe e boksit do të organizohet nga Sponsori im Burim Hazrolli dhe Hazrolli Sport & Performance GmbH. Bileta për këtë mbrëmje jashtëzakonisht të madhe të boksit shqiptar mund të siguroni përmes webfaqes: www.muenchen-boxen.de
Me padurim po e pres këtë mbrëmje, për të shënuar fitoren e radhës dhe për të ju gëzuar juve të gjithve, sepse mbështetja që me keni dhënë ju miqt dhe tifozët e mij të dashur, pas padrejtësisë që më është bërë në duelin tim të fundit ka qenë e pa-përshkrueshme.