0.8C
Pristina
8 Mars, 2021 - 01:40

Robert Berisha i jep fund beqarisë, kjo është bukuroshja që ia vodhi zemrën

Këngëtari Robert Berisha ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë që pas ndarjes së tij nga Nora.

Roberti është përfolur shpeshherë për lidhje me vajzat e shoëbizit e ketë herë thashethemet kanë nisur pas një videoje të postuar nga vetë ai.

Këngëtari shfaqet duke darkuar me modelen italiane, Maria Bove, e cila ka postuar një video duke u puthur me të, ndërsa kështu i ka dhënë fund beqarisë.

Roberti shihet duke filmuar Marian, e cila po rregullohet para se të bëjë foto dhe duke qeshur i kërkon këngëtarit të presë. “Jo prit të bëhem gati”, i thotë Maria.

“Ti je gjithmonë gati, oh Zot”, dëgjohet duke thënë Roberti duke e komplimentuar kështu modelen.

Edhe bukuroshja seksi ka ndarë në InstaStory një video me këngëtarin shqiptar. Doni më? Maria e shoqëroi postimin me një zemër, duke treguar kështu se ata janë çifti më i ri i showbiz-it.

Të fundit

Të tjera nga rubrika