29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Rizvanolli: Qytetarët që nuk e përdorin rrymën për ngrohje, do të subvencionohen

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli njofton se së shpejti do të shpallim masat emergjente për kursimin e energjisë elektrike gjatë sezonës së dimrit, duke përfshirë edhe subvencione për konsumatorët që shfrytëzojnë burimet e tjera të energjisë.

- Advertisement -

Rizvanolli duke folur në një konferencë për medie theksoi se janë duke negociuar me Greqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkëmbim të energjisë.

“Marrëveshja me Shqipërinë shumë e rëndësishme për të na ndihmuar të përballojmë krizën meqenëse na mundëson që energjinë e tepër që e ka Shqipëria gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit ta shfrytëzojmë. Janë gjithashtu duke ndodhur ose veçse kanë ndodhur në nivel politik ose ne nivel teknik bisedime me shtete të tjera mike, siç janë Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, për të parë mundësitë e maksimizimit të bashkëpunimit edhe në shkëmbim të energjisë por jo vetëm, për të mundësuar përftimin e energjisë në kushte më të mira gjatë muajve të dimrit përveç kësaj do të ndërmarrim masa të shpejta të rritjes së efiçencës së energjisë duke përfshirë edhe subvencione për konsumatorët që shfrytëzojnë burimet e tjera të energjisë, jo energji elektrike, për ngrohje mirëpo për shtresat më të varfra për t’ju siguruar që ato te kenë mundësi të mbajnë ngrohtë gjatë dimrit”, tha Rizvanolli.

Duke folur për Marrëveshjen e Programit Kompakt me të Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), ministrja deklaroi se zbatimi i projektit është paraparë të nisë 18 deri në 24 muaj pas ratifikimi duke shtuar se bateritë mund të jenë të instaluara pas dy-tre vitesh.

- Advertisement -

“Kur po flasim për zbatimin e projektit duhet pasur të qartë se zbatim i projektit fillon 18 deri 24 muaj pas ratifikimit. Gjatë 18 muajve në vijim do të krijohen parakushte, do të bëhen analiza shtesë, lokacioni për bateritë për shembull vetëm është caktuar. Tri lokacione preliminare. Do të vazhdojnë studimet për ato lokacione. Do të vazhdojë puna në zhvillimin e parapërgatitjes për zhvillimin e programeve të trajnimeve, do të selektohet institucioni, ose institucionet partnere, do të bëhen ndryshimet ligjore, rregulluese të cilat mundësojnë blerjen dhe shfrytëzimin e baterive, këtu të gjitha do të ndodhin gjatë 18 muajve të ardhshëm para se të fillojë zyrtarisht atë që quajmë zbatimi i projektit kur edhe fillon shpenzimi i pjesës më të madhe të grantit. Me fillimin e zbatimit të projektit mund të fillojë prokurimi i baterive, por po flasim për dy-tri vite deri në kohën kur t’i kemi bateritë e instaluara dhe deri në kohën kur të fillojë ofrimi i programeve të trajnimit”, deklaroi ajo.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do t’i ndajë 34.7 milionë euro në formë të bashkëfinancimit në kuadër të Marrëveshjes me MCC-në.

“Në Washington DC nënshkruam marrëveshjen me SHBA-në, përmes MCC-së janë pajtuar që t’i japin Kosovës grant më vlerë prej 202 milionë dollarë. Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta mbështes programin me 34.7 milionë dollarë si bashkëfinancim”, tha Kurti.

- Advertisement -

Kosova i nisi përpjekjet për të vendosur partneritet me MCC-në që prej vitit 2010, por procesi eci ngadalë nga performanca problematike e qeverive kosovare, pavarësisht përkrahjes së vazhdueshme nga Kongresi i SHBA-së.

Në fakt, procesi i kualifikimit të Kosovës për fondet e MCC-së u udhëhoq deri vonë nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila në shkurt të vitit 2015 kishte themeluar Grupin Ndërinstitucional për të arritur kualifikimin e Kosovës në MCC.

Më 20 prill 2016, Qeveria e Kosovës nxori një vendim për themelimin e Zyrës së për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë, e cila tashmë do të funksiononte në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -