14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Rifat Latifi bën “investim” të madh në shëndetësi, blen 10 mijë euro tepihë

Rifat Latifi që drejton Ministrinë e Shëndetësisë ka blerë tepihë për zyre. Ky mund të konsiderohet edhe si “investim” i madh që është bërë në shëndetësi, prej që ai ka marrë detyrën e ministrit. Për këtë investim janë shpenzuar afro 10 mijë euro.

- Advertisement -

Përpjekjen disamujore për realizimin e një “investimi madhor” e ka realizuar Rifat Latifi, i cili e drejton Ministrinë e Shëndetësisë.

Synimin që në ministrinë që ai drejton të shtrohen disa tepihë të rinj e ka arritur tashmë ministri Latifi, shkruan Demokracia.com.

Tenderi për “Furnizim me tepiha” që ishte iniciuar në muajin e kaluar, saktësisht më 04.07.2022 është mbyllur sot, duke u shpallur edhe kompania fituese.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të bërë në e-prokurim është treguar se për blerjen e këtyre tepihëve do të shpenzohen afro 10 mijë euro.

“Furnizim me tepiha për MSH. Kompania fituese IBM SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 9 870,00. Data e inicimit te aktivitetit te prokurimit: 04.07.2022. Data e publikimit te Njoftimit për kontrate: 05.07.2022. Data e hapjes se tenderëve: 28.07.2022. Data e publikimit te Njoftimit te dhënies se kontratës: 23.08.2022. Numri i kërkesave për tërheqje te Dosjes se Tenderit: 3”, thuhet në njoftimin e shpallur, përcjell Demokracia.com.

- Advertisement -

Në dosjen e tenderit janë dhënë edhe detaje për cilësinë dhe ngjyrën e tepihëve që do të blihen.

“Operatori Ekonomik fitues është i obliguar që tepihët aktual të vendosur në korridore, sallë dhe zyrën e Sekretarit te Përgjithshëm ti heq, ti pastroj hapësirat dhe të vendosen tepihët e ri. Në kuadër te vendosjes se tepihëve duhet te përfshihet edhe ngjitësi adekuat si dhe qepjet e nevojshme. Tek karakteristikat janë përshkruar disa specifikime si trashësia, lartësia e fijeve pasha totale sipas ISO Standardeve dhe CE për kualitet dhe cilësi të lartë”.

Rifat Latifi e ka marrë pozitën e Ministrit të Shëndetësisë para afro 9 muaj më parë.

Por, gjatë tërë kësaj kohe nuk mbahet mend ndonjë punë që ka bërë Latifi për të mirën e qytetarëve.

Këta nëntë muaj të qëndrimit në Kosovë dhe punës si ministër, ai më shumë i ka kaluar në takime “koti”, ku mbahet mend për veshjet e veçanta me fjongo dhe kaubojka.

Kryeministri Albin Kurti e kishte emëruar Ministër të Shëndetësisë në nëntor të vitit të kaluar, Rifat Latifin, pas dorëheqjes së Arben Vitisë nga kjo pozitë për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës. /Demokracia.com/

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -