12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rifat Jashari: Ishalla Zoti na ndihmon e i arrijmë qëllimet, ta gjejmë një gjuhë të përbashkët

- Advertisement -

Rifat Jashari, vëllai i komandantit ikonik të UÇK-së, Adem Jashari, nuk mungoi në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorin e rënies së familjes Jashari, në natën mes 4 dhe 5 marsit të vitit 1998.

- Advertisement -

Ai u shpreh krenar që doli para ushtrisë së Kosovës, të cilën tha se e kanë pritur moti.

“Ishalla Zoti na ndihmon e i arrijmë qëllimet tona shekullore”, tha Rifat Jashari.

- Advertisement -

Ai bëri thirrje për unitet dhe mirëkuptim për t’i arritur qëllimet.

“Ta gjejmë një gjuhë të përbashkët e t’i arrijmë qëllimet deri në maksimum, si të gjitha shtetet që ekzistojnë në botë”, tha ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -