Ridvan Berisha ka konfirmuar se tanimë edhe zyrtarisht ka ndërruar emrin dhe quhet Rid
Rid Berisha në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka treguar se kush ishte sebep që ai të ndërroi emrin.
Ai ka thënë se imami Shefqet krasniqi ka qenë sebep që ai të ndërroi emrin.
“Shumica me kanë thirr Rid. Sebep për këtë ka qenë gjysmë pedagogu komedia (Shefqet Krasniqi) i cili e pagëzoi një serb me emrin Ridvan. Thash unë dhe ky serbi emrin Ridvan dhe mysliman nuk shkon kjo punë kurrqysh
Është një Shefqet Krasniqi komedia që i mbush bankomatet në fund muajit dhe i trashet bankomati prej pareve të facebookut prej komedive të ligjërimeve aty”, është shprehur berisha .
Ai ka thënë se nga fëmijëria gjithë e kanë thirr Rid si shkurtesë të emrit që ka mbajtur deri më tani
“Emrin zyrtarisht e kam ndërruar, sot në certifikatën dhe ekstraktin e lindjes e kam Rid Berisha”, është shprehur ai. /GAZETA10/