Një rezultat shumë i pazakontë ka ndodhur në futbollin kosovar.
Klubi i Futbollit Mitrovica në konkurrencën e femrave ka triumfuar 37:0 ndaj ekipit Jakova.
Kryeziu realizoi 11 gola, Biqkaj shtatë e Zeka gjashtë, ndër golashënueset tjera, shkruan Gazeta Express.
Ndërsa, mitrovicasit janë ankuar duke kërkuar nga FFK që të mos lejojë ekipe të tilla në Superligë, pasi sipas tyre e prishin imazhin e Ligës.
“Nuk është rezultat për tu krenuar, por është momenti i fundit që FFK të ndërmarr masa qe klubet si Kff Jakova’ mos të lejohet të garojnë në Superligën e Femrave, sepse e prishin imazhin e Ligës”, thuhej ndër tjera në njoftimin e tyre.