12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Regjimi i tmerrshëm komunist në Kore të Veriut dënoi 2 vjeçarin me burg të përjetshëm, i gjetën familjes Biblën

- Advertisement -

Autoritetet korean-veriore kanë dënuar gjithë familjen me burgim të përjetshëm në një kamp internimi pasi njërit prej familjes iu gjet se posedonte Bibla.

- Advertisement -

Kjo ngjarje makabër ka ndodhur më 2009 por u zbulua rishtas në raportin për liritë fetare të Departamentit Amerikan të Shtetit, si një prej shembujve të masave ndëshkuese ndaj të krishterëve dhe minoriteteve tjera në Korenë e Veriut.

Familja me gjithë 2 vjeçarin është dërguar në kampe të të burgosurve politik nga regjimi trashëguar komunist, ku të ndaluarit përjetojnë rregullisht keqtrajtim fizik dhe kushte jashtëzakonisht të rënda.

- Advertisement -

Përllogaritet se diku rreth 50 mijë deri në 70 mijë qytetarë korean-veriorë janë në kampe burgimi për shkak të besimit të tyre sipas një raporti të organizate religjioze Open Doors që i referohet Departamenti i Shtetit Amerikan.

Koreja e Veriut ultra-staliniste, famëkeqe në gjithë botën për skamjen e skajshme dhe shtypjen e lirisë që erdhi pas themelimit të regjimit të Kimëve, dikur ishte një qendër e krishterimit në Azi. Pjongjangu quhej dikur ‘Jerusalemi i Lindjes’ dhe ishte vatër e disa shkollave të krishtere si dhe një seminari presbiterian.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -