15.8C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 16:56

Reagon Telogu Hamiti: Palestina është dashur ta njoh moti Kosovën, e jo të rreshtohet me Serbinë

Profesori i shkencave islame, Xhabir Hamiti, ka thënë se Palestina është dashur që ta njohë Kosovën shumë më moti siç kanë bërë shumë vende të tjera arabe, dhe jo të rreshtohet krah politikës diskriminuese serbe.

Hamiti ka reaguar rreth deklaratave të Palestinës rreth vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ai ka thënë se Kosova nuk është fajtore që Palestina ka probleme politike me dekada me Izraelin, dhe se vendet araba kanë lidhur raporte diplomatike me Izraelin të cilat flasin një gjuhë dhe ndajnë një fe dhe një kulturë të përbashkët me shumicën e popullit palestinezë.
Ndërsa ka thënë se Palestina është dashtë që moti a njoh shtetin e Kosovës dhe jo të rreshtohet krah Serbisë.

“Palestina duhet të na njoh si shtet, dhe këtë është dashur ta bëjë që moti, ashtu siç edhe na kanë njohur shumë vende tjera arabe, dhe jo të rreshtohet në vazhdimësi me politiken diskriminuese serbe karshi vendit tonë”, ka shkruar

Postimi i plotë:

ZHURMA E PALESTINËS!

Palestina, siç edhe dihet, është në luftë për zgjidhjen e problemit të saj politik me Izraelin vite e dekada me radhë, dhe për këtë na vjen keq, mirëpo për gjendjen e saj, si Kosovë dhe si shqiptarë, ne nuk e kemi as pikën më të vogël të fajit.
Vendet arabe kanë lidhur dhe po krijojnë në vazhdimësi raporte diplomatike me Izraelin, të cilat flasin një gjuhë dhe ndajnë një fe dhe një kulturë të përbashkët me shumicën e popullit palestinezë, prandaj pse tani për neve kur na erdhi njohja zyrtare nga Izraeli po bëhet kaq shumë zhurmë ?!

Palestina duhet të na njoh si shtet, dhe këtë është dashur ta bëjë që moti, ashtu siç edhe na kanë njohur shumë vende tjera arabe, dhe jo të rreshtohet në vazhdimësi me politiken diskriminuese serbe karshi vendit tonë

Të fundit

Të tjera nga rubrika