13.1C
Pristina
3 Mars, 2021 - 18:58

Reagon Nisma pas shpalljes së rezultateve nga Exit pollet

Exit pollet e Klan Kosoves dhe Dukagjinit kanë shpallur rezultatet e tyre ku Nisma nuk e kalon pragun.

Pas shpalljes së këtyre rezultateve ka Reaguar Nisma Socialdemokrate transmeton Kosova ime.

Postimi i plotë:

Exit pollet zakonisht tregojnë trendin e zgjedhjeve se cila parti ka mbështetje më të madhe dhe në asnjë rast nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit!
Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!

Prandaj, ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!

Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush.

Zyra për Informim e NISMA Socialdemokrate!

Të fundit

Të tjera nga rubrika