8.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Reagon kleriku serb i Manastirit të Deçanit pas incidentit gjatë vizitës së At Nikolla Xhufkës: Kisha Ortodokse në Shqipëri na tha se ai është mashtrues

- Advertisement -

Prifti ortodoks shqiptar At Nikolla Xhufka ditë më parë shkoi në vizitë në Manastirin e Deçanit, në të cilin, ashtu edhe siç pritej, nuk pati një pritje miqësore nga drejtuesit e manastirit.

- Advertisement -

Në emisionin Kojshia Show, ai tregoi se në fillim ai ishte pritur mirë dhe me dashamirësi nga murgjit që ishin brenda, por në momentin që kishin marrëve vesh që ai ishte shqiptar e kishin larguar me arrogancë nga manastiri.

“Ishte një situatë tejet dramatike, aq shumë na kontrolluan sa që mirë që nuk na zhveshën. Të thuash dramatike është pak. Te jesh në tokën tënde, në shtëpinë tënde dhe të mos gjendesh rehat në kishën tënde, kjo është e pafalshme”, kishte thënë ai.

- Advertisement -

Kleri serb i Manastirit të Deçanit, përmes një postimi në faqen zyrtare kanë thënë se At Nikolla Xhufka nuk ishte lejuar të bënte foto brenda këtij manastiri, të cilat sipas tyre kishin për qëllim të përdoreshin për qëllime shoveniste dhe se i njëjti, thuhet në reagim, ishte larguar paqësisht.

Në reagim thuhet se pas informacioneve nga Kisha Ortodokse në Shqipëri se At Nikolla Xhufka është një mashtrues, ata nuk e kishin lejuar atë të bënte regjistrime brenda manastirit.

Kleri serb ka kritikuar edhe mediat të cilat e publikuan deklaratën e At Nikolla Xhufkës se ky i fundit ishte larguar me dhunë nga manastiri vetëm pse ishte shqiptar, deklaratë kjo që sipas tyre, ka për qëllim përhapjen e urrejtjes kombëtare.

- Advertisement -

Në këtë reagim, po ashtu konfirmohet se drejtuesit e Manastirit të Deçanit e kanë njoftuar KFOR-in për këtë incident me At Nikolla Xhufkën që të kujdeset për, siç e thonë ata, “veprimet e mundshme provokative dhe përhapjen e urrejtjes etnike dhe fetare”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -