11.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Reagon hoxha i Suharekës: Mosni more se mesuesja është duke i rritur dy jetima

Mësuesja nga Suhareka, Remzie Lezi, është larguar nga puna për shkak të mbulesës së saj.

Në lidhje me këtë ka reaguar vëllai i saj, hoxha Sabit Halil Gashi.

- Advertisement -

Ai thotë se mësuesja është duke rritur dy fëmijë jetima.

Postimi i plotë i tij:

Mesuesja Remzije Lezi eshte motra ime. Ka diku 30 vjet pervoje pune ne shkollen “Flamuri i Arberit” ne Reshtan te Suharekes. Kete vit, pasi qe ajo e kreu nje obligim fetar, Haxhin, vendosi qe ta kurorezoje kete obligim me obligimin tjeter fetar, mbulesen.

- Advertisement -

Mirepo, ja qe ne muslimanet e Kosoves tone te dashur, per te cilen derdhem gjak duke luftuar kunder serbosllaveve, ku pjese e ushtrise se lavdishme çlirimtare isha edhe une se bashku me vellain tim, diskriminohemi, nençmohemi e perçmohemi, madje nuk gezojme te drejta as sa nje komunitet me i vogli ne Evrope.

Diskriminohemi nga njerezit e tane, te cilet me siguri se gjate kohes se monizmit e kane dhene provimin e marksizmit, e qe mbetjet e ideologjive te tyre si duket nuk mund te ç’rrenjosen lehte edhe pse lehin tere diten me gojen plote se jemi evlopian, jemi demoklat, mirepo nuk mund te dalin nga gezhoja e injorances marksiste leniniste.

Mosni more, pse Allahu ju dha nje cope paqaver pushtet, nje cope karrige te vogel, nje cope fuqi te dobet, nuk do te thote se do ta keni pergjithmone, perkundrazi. Ju mund te fitoni pushtete dhe epersi perhere por vdekja eshte nençmimi dhe mesimi me i mire per te gjithe zullumqaret, ashtu siç ishte edhe per Faraonin e shume te tjere. Mosni more, se Allahu ju ve ne sprove duke u mahnitur me “fuqine” tuaj!

- Advertisement -

Mosni more, se mesuesja eshte duke rritur dy jetima, e qe do t’ju vret loti i jetimit, te pakten ne suharekasit e kemi mesuar me shume vleren e jetimit sepse na ka mundesuar Halili…

Mosni more, mos e keqperdorni miresjelljen tone, ngase ne jemi pasuesit e profetit Muhamed, paqja qofte mbi te, i cili edhe pse populli i tij e sulmi dhe e deboi, ai i fali te gjithe, e nuk jemi pasuesit e krimineleve maksist e leninist te cilet vrisnin njerezit e tyre vetem per te ruajtur pushtetin e tyre.

Mosni more, o drejtor, mos more se dim edhe te dalim nga petku i muslimanit per nje moment e te sillemi me ty si nje kanunist. Por, jo jo, nuk e ulim vetin qe te kalojm nga iphone13 ne nje Nokia e viteve te 2000-ta.

Mosni more, posti eshte kalimtar, ndersa fytyra do te mbetet e nxier.

Mosni more, se vertete ne nuk jemi Taliban, Isis e Feto, edhe pse na keni akuzuar pikerisht ju se bashku me hoxhen plak, por ja qe te tille po del te jeni ju. Vertete ne nuk jemi ekstremista qe vrasim me arme, pervec shkijeve, por mos harroni se ne mund te vrasim me laps… besoje se me kuptoni apo? Ne muslimanet moton tone kemi LEXO, por ja qe te tjeret kane zhveshjen dhe injorancen…

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -