29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Reagon Hekuran Murati: I përulem sakrificës së secilit dëshmor e kontributit të secilit ushtar të Iuftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Hekuran Murati ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur para gjashtë vjetëve në disa postime të tij, kur ai nuk ishte në Facebook.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është deklaruar pas reagimeve për shkrimet e tij të para disa vjetëve rreth veteranëve.

- Advertisement -

Ai thotë se ka shkruar nga mllefi për “fryrje të listave” të veteranëve për përfitime financiare. Për gjuhën në ato postime, ministri ka kërkuar falje.

Shkrimi i plotë:

I përulem sakrificës së secilit dëshmor e kontributit të secilit ushtar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Ky është qëndrimi im.

Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive.

Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve.

- Advertisement -

E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -