5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Reagon Edon Zhegrova: Lajme të pavërteta, shihemi në fushën e lojës

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka përjashtuar nga grumbullimi tre lojtarë.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, Arijanet Muric dhe Florent Muslijën, të cilët thuhet se kanë thyer rregulloren brenda kampit, të vendosur nga Federata dhe selektori, Franco Foda.

Pas njoftimit të FFK-së, u shpërndanë disa lajme se arsyeja e përjashtimit ka qenë pjesëmarrja e treshes në fjalë në klube nate.

- Advertisement -

Zhegrova ka reaguar përmes një postimi në “InstaStory”, duke thënë se lajmet që po qarkullojnë rreth tij janë të pavërteta.

“Përshëndetje të gjithëve, këto lajme janë të pavërteta dhe pa fakte, do të flasë në fushë. Shihemi së shpejti. Krenar”, shkruan ai në “InstaStory”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -