0.8C
Pristina
8 Mars, 2021 - 02:05

Reagon ashpër Duda Balje, ka një kërkesë për Albin Kurtin dhe ambasadorët

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje në një postim në Facebook ka bërë thirrje që të mbrohen vendet e garantuara për boshnjakët dhe komunitetet e tjera jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas saj, dikush po mundohet të uzurpojë ato vende të garantuara edhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Duda Balje u ka bërë thirrje edhe ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë që të bashkohen në zgjidhjen e këtij problem.

Ne u bëjmë thirrje ambasadave të huaja dhe përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë që të bashkohen në zgjidhjen e këtij problemi, sepse askush nuk ka të drejtë të shtrembërojë brutaIisht vullnetin elektoral të qytetarëve të komuniteteve jo-shumicë”, shkruan ajo.

Të fundit

Të tjera nga rubrika