14.9C
Pristina
8 Maj, 2021 - 17:27

Reagimi i Çun Lajçit pasi flitet se Bekim Jashari mund të krijojë parti – “Kërkoj falje deri te Zoti”

Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi, i cili shpesh herë merret edhe me çështjet politike, ka reaguar ndaj një lajmi që sipas tij, është dezinformatë, e që bëhet fjalë për Bekim Jasharin.

Lajçi, pas këtij titulli të një portali fantom, ka reaguar duke i kërkuar falje Bekim Jasharit.

Pas raportimeve se Bekim Jashari mund të krijojë një parti politike, kishte reaguar Lajçi, e që sot shkruan se sipas tij, nuk është mirë me krijua këtë pari, pasi mendon se partia i prishë burrat e mirë.

Lajçi tregon se e ka mbështetur Jasharin për kryetar të Skenderajt.

Ai shton se partitë po i prishin burrnitë, e Bekimit ia donë burrninë, besën dhe atdhedashurinë.

Postimi i plotë:

Ju gazeta që bani tituj t’pa qenë

Turp t’keni!

Nuk m’detyroi kush, por s’po mundem pa reagu, se gazetat edhe pa qenë e bajnë t’qenun veç për klikime!

Unë shkrova për Vuçiçin e Ramën, për shtrengim duersh n’kohen kur çlirimtarët gjykohën!

S’pata qëllim t’keq, sepse e mora vetëm si shkas politikash t’kqia e lashë t’kuptohet se Partitë po i prishkan burrnitë e Bekimit ia dua burrninë besën e atdhedashuninë e s’dua qe nji parti me ra e t’partitë tjetëra me sha!

Ndaj kërkoj fale deri të Zoti nga Bekimi, sepse unë mbetëm ai që i shkrova letër përkrahse kur garoi për kryetar.

Unë veç deshta me i thanë, se nuk asht mirë me formua parti, se ajo i prishë burrat e mirë!

Edhe njiherë kërkoj falje për ket keqkuptim nga familja e shejt Jasharaj dhe nga vet Bekimi, dhe mbetëm përjetësisht i tyne!

Ç L

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese