-1.7C
Pristina
27 Janar, 2021 - 10:40

Reagimet për trashësinë e asfaltit, Komuna e Malishevës thotë se rruga është në territor të Klinës

Komuna e Malishevës ka njoftuar se shkaku i reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme.

Pas publikimit të lajmit, komuna e Malishevës ka bërë një sqarim rreth asaj se kujt i takon ajo pjesë e rrugës.

Në sqarimin e tyre thuhet se rruga është në territor të Klinës.

Sqarimi i potë pa ndërhyrje:

Sqarim: Rrugën Rud-Sferkë e ka ndërtuar Ministria e Infrastrukturës dhe pjesa e dëmtuar është në territorin e Klinës

Rruga që lidhë fshatin Rud me fshatin Sferkë, është ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa pjesa e dëmtuar e rrugës, është në territorin e Klinës. Komuna e Malishevës, e ka dhënë njoftimin për qytetarë që të mos kalojnë në atë pjesë për shkak të rrezikshmërinë.

Këtë sqarim publik e bëjmë me qëllim të sqarimit të opinionit dhe mediave, sepse atë rrugë nuk e ka ndërtuar Komuna, po Ministria dhe as pjesa e dëmtuar nuk është në territorin e Malishevës. Sidoqoftë, deri te dëmtimi i rrugës ka ardhur si pasojë e vërshimeve të mëdha, pra nga natyra.

Të fundit

Të tjera nga rubrika