Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po hetohet rasti ku ka ndërruar jetë futbollisti i Trepçës’89, Erion Kajtazi.
Siç thuhet në raportin 24-orësh pasi ishte dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, mjeku përgjegjës kishte konstatuar vdekjen e 17-vjeçarit.
“Është raportuar se pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, një person është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh.
Kujtojmë se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 14:30 në fshatin Zasellë.