24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

Rasti i rrallë! Pacienti jeton pa stomak, pa pankreas dhe pa një pjesë të zorrëve

- Advertisement -

Kirurgu u përgjithshëm, Fabjan Mustafaj, foli në lidhje me operacionet e vështira të trupit dhe kryesisht të organeve.

- Advertisement -

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tregoi raste kur është dashur të heqin stomakun, pankreasin dhe një pjesë të zorrëve pasi ishin prekur nga kanceri.

Mjeku theksoi se personi jetoi falë lidhjes së organeve të mbetura, ndërkohë që kanceri ishte hequr.

- Advertisement -

“Kemi hequr disa organe. Kur kemi një kancer stomaku që ka infiltruar zorrën e  trashë, ka infiltruar dhe pankreasin, kemi bërë heqje të stomakut, heqje të një pjese të zorrës së trashë dhe heqje të pankreasit. Kemi siguruar  vazhdueshmërinë e jetës, duke bërë lidhjen e organeve të mbetura me zorrën  e hollë. Pankreasi mund të hiqet plotësisht, por qëndron vetëm një gjë, enzima që përmban pankreasi duhet t’i marrim nga goja, pra duhet të marrim ushqimet e duhura. Pankreasi është shumë i rëndësishëm por hiqet kryesisht për kancer”- tha ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -