17 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Rast i rëndë për familjen Berisha në Klinë: 50-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital, mjeku konstaton vdekjen

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Grabanicë të Klinës, ku një burrë i moshës 50-vjeçare ka humbur jetën papritmas. I ndjeri u dërgua pa shenja jete në spital, teksa për vdekjen e tij kanë nisur hetimet.

- Advertisement -

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Hisen Berishën, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor pas ekzaminimeve për shenja vitale.

I ndjeri ndodhej te shtëpia e një miku në fshatin Grabanicë, ku ishin takuar lidhur me disa punime të ndërtimtarisë. 

- Advertisement -

Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet të ketë pasur arrest kardiak, por një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar.

Sinjali mëson se posa rasti është raportuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë, ku është bërë sigurimi i lokacionit ku dyshohet se ndodhi rasti.

Të njëjtat burime thonë se në kuadër të veprimeve hetimore, zyrtarët policorë kanë marrë deklaratat edhe të disa dëshmitarëve që ishin bashkë me viktimën në momentin kritik.

- Advertisement -

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -