fbpx
-5.9 C
Pristina
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Rashiq flet sërish për pIagosjen e dy serbëve: Është keqkuptuar deklarata ime

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë në një intervistë për T7 se është keqkuptuar deklarata e tij për rastin e plagosjes së dy të rinjve serbë të premtën në Shtërpcë.

Rashiq, siç ka shkruar “Nova.rs”, i ka thënë të hënën këtij mediumi se nuk e beson versionin e avokatit të pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtajt, i arrestuar për “vrasje në tentativë”.

Sipas avokatit, Kurtaj kishte shtënë në ajër e më pas drejt tokës, pa dashur që të qëllonte në drejtim të dy të plagosurve.

- Advertisement -

Versioni se ai ishte i sulmuar dhe i rrethuar është tregim i avokatit të tij, që s’do t’i jepja shumë peshë.

Me aq sa di unë, nga një pikëpamje ligjore, nuk ka dyshim se ai gjuajti në drejtim të djemve.

Çkado që ka qenë, rikoshet apo gjuajtje direkte, nuk është e rëndësishme në këtë pikë.

Unë prirem nga ajo që shkruhet në aktakuzë, që është tentimvrasje dhe e tillë mbetet”, citohet të ketë thënë Rashiq dje.

- Advertisement -

Të fundit

“Sa të të shpëtoj, do ta jap një çokollatë”, biseda prekëse me vogëlushin të ngecur nën rrënoja

Një video emocionuese e transmetuar nga televizoni turk A Haber tregon dialogun mes ekipit të kërkim shpëtimit në qytetin...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -