14.2 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Raportohet se Naim Murseli ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij

- Advertisement -

Paparaci.com ka marrë vesh nga burime të mirë informuara se Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij. Kjo ndodh pasi Granit Plava kishte pranuar veprën penale të vrasjes së Liridona Murselit për të cilën kishte thënë se është paguar nga Naim Murseli.

- Advertisement -

Paparaci.com ka raportuar sot ekskluzivisht për arrestimin e Naim Murselit dhe Granit Plavës si dy të dyshuarit kryesor për planifikimin, organizimin dhe kryerjen e vrasjes së Liridona Murselit.

Fillimisht, Granit Plava para hetuesve policorë kishte pranuar veprën e krimit dhe kishte rrëfyer se të njëjtën e ka kryer për llogari të Naim Murselit, bashkëshorti i viktimës.

- Advertisement -

Më tutje, gjatë marrjes në pyetje, edhe Naim Murseli ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij në ngjarjen tragjike që tronditi Kosovën të mërkurën.

Por, si tentoi ta fshihte këtë krim makabër Naim Murseli?

Sipas asaj që ka raportuar Sinjali në ditën e ngjarjes tragjike, Murseli citohet t’i ketë thënë policisë së kanë qenë cak i një grabitjeje që më pas përfundoi me shkrepje të armës së zjarrit nga e cila ndërroi jetë Liridona Murseli.

- Advertisement -

Derisa në opinion hidheshin dyshime lidhur me implikimet e tij në vrasjen e gruas së tij, Murseli qëndroi i heshtur derisa u pa në varrimin e gruas së tij gjatë të premtes në Gjakovë.

Ai, u tregua edhe i revoltuar me mediat në ceremoninë e varrimit, ndërsa u desh ndërhyrja e hoxhës për të qetësuar situatën.

Naimi, i kishte dërguar edhe lule gruas së tij, tashmë të ndjerës, Liridona Murselit, vrasjen e së cilës e kishte paguar me para tek bashkëfshatari i tij, Granit Plava. /Paparaci.com/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -