fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Raportohet se është vjedhur një laptop i gjykatësit të Speciales, në Serbi i bëjnë jehonë lajmit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Një vjedhje raportohet se është kryer në banesën e një gjykatësi të Gjykatës Speciale.

Gazeta franceze “Le Journal du Dimanche” raporton se një laptop me të dhëna sensitive u vodh në banesën e gjykatësit në Paris të Francës. Siç shkruan kjo gazetë, ky rast ka ngritur shqetësime te autoritetet franceze.

“Banorët e një ndërtese e thirrën Policinë pasi vërejtën që dera e fqinjit të tyre ishte hapur me forcë”. Kështu e përshkruan rastin kjo gazetë, duke theksuar se “nuk ishte vjedhur asnjë gjë me vlerë, përveç një laptopi”.

- Advertisement -

Në të, thuhet se kishte të dhëna “shumë sensitive” lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-ë në Hagë, të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale si të akuzuar për krime Iufte.

Për rastin raportohet se është njoftuar gjykatësi, ndërsa thuhet se ai nga largësia e ka fshirë përmbajtjen e laptopit të vjedhur.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë u morën me këtë çështje, duke i bërë jehonë lajmit.

Zyrtari francez që punon në MPJ-në e Serbisë, Arnaud Gouillon ka shkruar në Twitter, duke shpërndarë artikullin e gazetës franceze.

- Advertisement -

“Një grabitje e ngjashme ka ndodhur së fundi në Bruksel, ku një gjykatës i po kësaj Gjykate Speciale për krimet e UÇK-së i është vjedhur një kompjuter, por tani për tani këto dy raste nuk janë të ndërlidhura”, shkroi Gouillon.

Për këtë raportuan mediat serbe, përfshirë “Kosovo Online”, një medium serb në Kosovë.

- Advertisement -

Të fundit

Luftë për të jetuar, 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -