7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Raportohet se Daçiq e ka fyer Gërvallën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit

- Advertisement -

Raportimet çdo gjashtëmujore në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku shpaloset i ashtuquajturi raport i UNMIK-ut kryesisht kthehet në folklor të brendshëm edhe në Kosovë edhe në Serbi – se kush kujt ia tregoi vendin tjetrit. Edhe ky i fundit nuk përbënte përjashtim.

- Advertisement -

Një ballafaqim në suaza personale ngjau ndërmjet Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Gërvalla iu drejtua Daçiqit si përgjegjës për krime lufte, vrasje masive dhe përdhunime në Kosovë gjatë kohës sa i ishte zëdhënës i SPS-së së Sllobodan Millosheviqit dhe se si i tillë duhet të dalë para një tribunali ndërkombëtar të drejtësisë.

As Daçiq nuk qëndroi i heshtur duke ia rikujtuar Gërvallës se ishte vetë ajo që kishte mbledhur dhe deponuar dëshmi kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli në Gjykatën Speciale. Kjo u shndërrua në brum për debat të ashpër edhe në vend.

- Advertisement -

Megjithatë, ky i fundit, me t’u kryer seanca e Këshillit të Sigurimit, kaloi përreth delegacionit shqiptar të Kosovës, duke e provokuar ministren e jashtme, Donika Gërvalla. Është raportuar gjerësisht edhe nga të pranishëm atje se Daçiq e ka fyer Gërvallën edhe në trajta etnike e gjinore, ndonëse një reagim zyrtar nuk ka pasur.

“Pas mbylljes së takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 27 prill 2023, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e shau Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla etnikisht dhe për nga gjinia. Kjo është e paprecedentë në Këshillin e Sigurimit”, ka shkruar në Twitter një përcjellës i ngjarjes.

- Advertisement -

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -