8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Ramzan Kadyrov bën thirrje për xhihad kundër Perëndimit

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka bërë thirrje për xhihad kundër Ukrainës dhe Perëndimit. Në një mesazh të publikuar në kanalin e tij në Telegram, siç bën shpesh, Kadyrov tha:

“U bëj edhe një herë thirrje. Ju betohem në emër të Zotit që ky është një xhihad i madh. Është një xhihad në të cilin duhet të marrim pjesë të gjithë dhe nuk do të ndalemi. Do t’i vrasim kudo që ndodhen.

- Advertisement -

Nuk i intereson kujt se kush i ndihmon: Shtetet e Bashkuara apo Europa. Për çfarë shqetësoheni?”.
Kadyrov tha gjithashtu se ushtarët ukrainas nuk duhet të zihen rob, por të vriten.

“Nuk kemi për t’i kapur gjallë ata djaj, por do t’i djegim. Nuk do të ndalemi askund. Është territori ynë. Nuk po flas për Zaporizhzhian apo Khersonin. Territori ynë është Odesa, Kievi, Kharkiv, të gjithë. E gjithë Ukraina është territor rus”.

Kadyrov u bëri gjithashtu thirrje atyre që thërriten në ushtri që të mos ankohen për uniformat apo mungesën e armëve, por t’ua marrin ato ukrainasve me të cilët po luftojnë.

- Advertisement -

“Në fillim burrat nuk po silleshin si të tillë. Por më pas kuptuan se po mbronin vendin e tyre. Tani na dalin pamje ku rezervistët ankohen që nuk kanë veshje, apo pushkët janë të vjetra. Ata nga pala tjetër kanë armë dhe uniforma të mira, kanë gjithçka. Le t’ua marrim”, tha Kadyrov.

I gjithëpushtetshëm në Çeçeni, një republikë brenda Federatës Ruse, Kadyrov është shprehur gjithmonë në favor të Presidentit Putin, madje e ka kritikuar se nuk po sillej shumë dhunshëm gjatë luftës në Ukrainë. Ai thotë se ka dërguar në luftë edhe djemtë e tij, ndërsa shpesh publikon mesazhe të ashpra në rrjetet sociale.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -