4C
Pristina
20 Prill, 2021 - 09:25

Ramosaj: Isa Mustafa më ka ruajtur te konviktet që të mos ta shkruaj Kosova Republikë

Ish-anëari i LDK’së, Berim Ramosaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se dikur e ruante kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, që të mos e shkruante tek konviktet fjalinë “Kosova Republikë”.

“Isa Mustafa më ka ruajtur te konviktet që të mos ta shkruaj Kosova Republikë”, ka thënë Ramosaj.

“Këtë gjë e dinë edhe shokët e mi të studimeve”.

Ndër tjerash, Ramosaj ka deklaruar se Mustafa e kishte përjashtuar nga partia vetëm sepse nuk pajtohej me një pikë në statutin e partisë

“Isa Mustafa më përjashtoi se nuk pajtohesha me një pikë të statutit të partisë”, ka thënë Ramosaj.

Ardhja e z. Mustafa në fakt pasoi me ndryshime normative.

Isa me klanin e vet e ka përdor një formë seleksionimi. Isa Mustafa që në start u mundua ta instalojë frymën e re me ndryshime statutare.

Që në momentin e largimit nga udhëheqjen e LDK’së, e shoh tek ndryshimi statutar që ndodhi tek hoteli Sirius”, deklaroi ai.

“Ishte një pikë, që i jepej aq autoritet i lartë kryetarit të partisë që të propozojë 2/3 të këshillit të përgjithshëm, të kryesisë dhe funksioneve kryesore të deputetëve potencial që marrin pjesë në zgjedhje.

Ai është rregullimi i parë i LDK’së sipas modelit të Mustafës. Ai në shumë paraqitje publike e ka paraqit si lidhje të re LDK’në, që e rregulloi me letra.

Ai iu është rikthyer nostalgjisë e frymës rugoviane, gjë që solli elektoratin e vjetër.

Nuk ishte i kënaqur vetëm me këtë rregullim normativ të statutit.

Nuk e kishte shancën asnjë kryetar pa i siguru 50% të votave që ishin në Kuvend të LDK’së. Vullneti personal i kryetarit iu është imponuar Këshillit të Përgjithshëm”, sqaroi tutje ai.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese