fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Ramabajës ‘ia zë rrugën’ Thaçi edhe në burg: Mbështetësi kryesor i shkëmbimit të territoreve

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Sadri Ramabaja, opinionist, ka shkruar një opinon, të titulluar “Tregojani Vuçiqit kufijtë”, Ramabaja shkruan edhe për shkëmbimin e territoreve, duke e përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili që nga nëntori i vitit 2022 gjendet i paraburgosur në Hagë.

Ramabaja shkruan se dialogu që nisi në vitin 2011, rrëshqiti në bisedime për shkëmbim territoresh, e të cilin sipas tij e mbështeti Thaçi.

- Advertisement -

“Këto bisedime do të fillonin në vitin 2011 konform rezolutës në fjalë, por me kalimin e kohës, me lejen edhe të ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dialogu do të rrëshqasë përtej orjentimeve që jep rezoluta, duke kaluar në bisedime për shkëmbim gjoja territoresh, që de fakto legjitimonte aneksimin e veriut të Republikës – Serbisë.

Mbështetësi kryesor i kësaj ideje – ish kryeministri dhe presidenti i Republikës Hashim Thaçi, tashmë ndodhet në burgun e Hagës, ndërkaq Vuçiqi në pamundësi të gjejë partner kosovar që do ta rikthente projektin në tavolinën e bisedimeve, sidomos tashti pas angazhimit të diplomacisë perendimore dhe uniifikimit të saj lidhur me projektin franko-gjerman, provokoi rishpërthimin e luftës në dhjetorin e 2022-ës”, shkroi ai.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -