Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një aludim të çuditshëm në lidhje me “partnerët alternativë” për Asociacionin, i cili togfjalësh e përmendi Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i ShBA-së.
Ramabaja ka thënë se Asociacionin nuk mund ta themelojë nese në skenë nuk vjen një Dardan Molliqaj i ri, ish-sekretar i VV-së që tash u dhëheq me PSD-në. Pra, sipas Ramabajaës, nuk mund të ketë themelim të Asociacionit nëse nuk ka ndarje të VV-së, e cila “ndarje” u servua si ardhje e një “Dardan Molliqaj të ri”.
Ndërsa analisti Valon Syla e përmend Glauk Konjufcën, kryetar i Kuvendit, si “Dardan Molliqaj i ri”, për të cilin Ramabaja tha se nuk e di.
“Ndoshta po e them për herë të parë, as partneri alternativ, në rast se nuk e sjellin në skenë një Dardan Molliqaj të ri brenda Vetëvendosjes. Dhe këtu duhet të them një fakt…unë nuk e di, nuk besoj (që Konjufca v.j.), por duhet të them këtë. Komplet skena politike kosovare do të quhej e dështuar në rast se bie në këtë provim. Dhe deri tash qëndresë, prandaj e quajta rezistencë shtetërore, është duke e bërë kryeministri me ekipin e tij.” – tha ai.