13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Rama për ndërkombëtarët: Ata janë zot shtëpie në Kosovë, e krijuan me bomba

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se i ka dorëzuar presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Për këtë, ai ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian si dhe amerikanët. Por për të njëjtin nuk është konsultuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

- Advertisement -

Sipas Ramës, dokumenti mund të çojë dialogun Kosovë-Serbi në një tjetër nivel.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Rama ka deklaruar se drafti është punuar nga ekspertë ndërkombëtarë prej kohësh.

- Advertisement -

Rama: I kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz një draft të Asociacionit

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, që janë dy kumbarët e propozimit franko-gjerman një draft të asociacionit, për të cilën kam vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikan dhe europian prej kohësh, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë që e përsëris, bën atë që ka bërë dhe herë të tjera, palët nuk po merren dot vesh as se kush duhet ta shkruajë këtë tekst e jo më të merret vesh se çfarë duhet të ketë teksti”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

Rama ka deklaruar se “situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndrojë spektator duke parë Kosovën sesi tkurret e tkurret në sytë e aleatëve.

- Advertisement -

Rama: Uroj që drafti i propozuar të vlejë për të çuar dialogun në një tjetër nivel

“Natyrisht që ky është një dokument konfidencial i cili pa diskutim nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por ju siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e asociacionin dhe patjetër merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Uroj dhe shpresoj që ky material do të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’i bërë palët që të flasin për gjëra konkrete, gjëra që lidhen me përfundimin e suksesshëm të dialogut dhe jo që të flasin me vete dhe për vete”, ka thënë Rama.

Rama ka deklaruar se një asociacion që gjen miratimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është gjëra që i duhet vendit sot.

Rama: Asociacion me miratimin e Gjykatës Kushtetuese

Unë mendoj që një asociacion që është brenda kornizës kushtetuese të Kosovës , që është në sinkron me të gjithë pritshmëritë e komunitetit demokratik, që i jep vetë administrim, vetë menaxhim, quheni si te doni, atyre që e përbëjnë, pa e venë në pikëpyetje asnjëherë autoritetin e insitucioneve të Republikës së Kosovës; që i jep mundësi t’i bëjnë ato që duhet të bëjnë për arsimin dhe për shëndetësinë dhe që patjetër gjen miratimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është gjëja që i duhet sot Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se drafti nuk do të bëhet publik por sipas tij i njëjti është material në tryezë ku mund të ketë edhe materiale të tjera.

Tutje, Rama ka thënë se asnjëra palë nuk e do Asociacionin dhe se do të përpiqen që ta shtyjnë atë në pafundësi.

Rama: Asnjëra palë nuk e do Asociacionin

“E kam ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do të ishte deri në fund asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe bindja ime është se asnjëra nga palët nuk e do asociacionin dhe do të bëjë çmos që ta shtyjë atë në pafundësi, duke mbajtur të hapur krizën me lloj-lloj artificesh politike apo teknike. Nga ana tjetër, besoj çdo ditë e më shumë se krijimi i asociacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara dhe të gjitha Forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellë me Serbinë”, ka thënë ai.

Rama ka thënë se nuk ka dalë vullnetar për të bërë ndonjë marrëveshje por sipas tij, ka dhënë kontribut në punën e një grupi ekspertësh për tryezën e dialogut.

Rama: Nuk sulmoj Albin Kurtin, atë e fajëson e tërë bota demokratike

“Unë nuk suImoj Albin Kurtin. Albin Kurtin e fajëson bota e tërë demokratike me emër dhe me mbiemër dhe kjo mua më shkakton vetëm keqardhje sepse nuk shoh pse duhet të ndodhë kështu. Unë nuk jam as për të gjykuar Albin Kurtin dhe aq më pak për të suImuar Albin Kurtin. Këto janë deduksione të gabuara”, ka thënë Rama.

E duke përmendur ndërkombëtarët, Rama i ka quajtur ata zot të shtëpisë në Kosovë, që sipas tij, e kanë krijuar atë me bomba.

Rama: Njëri çon policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufi me Kosovën

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -