17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

Rama në Bruksel me fjalë të rënda: Bullgaria po mban peng dy vende të NATO-s (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë është shprehur pesimist dhe ka folur pa ndrojtje para gazetarëve përpara Samitit të krerëve të Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se Bullgaria po i mban peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke mos shprehur ndonjë optimizëm se BE do t’i hapë negociatat për anëtarësim.

Osmani tregon pritjet nga Samiti, gazetarët e pyesin “pse janë vizat kaq t…
Ai tha po ashtu se vendet tjera të BE-së nuk po bëjnë asgjë tjetër përveçse po vështrojnë.

“Unë ua kam thënë dhe po e përsëris. Përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por edhe nëse do të zgjidhet, do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Europës dhe nën vështrimin e 26 vendeve tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë”, tha Rama.

Të fundit
Lajme të lidhura