Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nderuar kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq me “Çelësinë e Prishtinës”.
Abazoviq përmes një postimi në Facebook është shprehur se kjo për të është një nder dhe motivim i madh, përcjell Klankosova.tv.
“Falenderoj kryebashkiakun e Prishtinës, Përparim Rama për akordimin e Çelësit të qytetit të Prishtinës. Kjo për mua është nder dhe motivim i madh që të afirmoj ide të reja dhe të ardhmën më të mirë për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.