16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Rama i 206 premtimeve: Për gjashtë muaj realizoi veç shtatë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nga LDK, kur i kishte hyrë garës për të parin e kryeqytetit, kishte dhënë goxha premtime. Madje ai është i pari për nga numri i premtimeve të dhëna. Më saktësisht gjatë fushatës së muajit tetor, të vitit të kaluar, ai ka dhënë 206 premtime.

- Advertisement -

Por, nga gjithsej këto premtime nga muaji janar e deri në qershor të këtij viti, Rama ka përfunduar vetëm 7 nga premtimet e dhëna.

12 nga premtimet i ka gjyshmë të përmbushura, 38 të filluara. Ndërsa 149 nuk i ka filluar ende, thuhet në raportin e institutit GAP.

- Advertisement -

Cilat premtime i ka realizuar?

Kryetari Rama, ka eleminuar konkurset në komunë, me përmbajtje diskriminuese gjinore.

“Gjatë periudhes janar-qershor, GAP ka analizuar tri konkurse (në fushën e arsimit për angazhim në lendët zgjedhore, dy konkurse për edukator/e në çerdhet e qytetit) të shpallura nga komuna e Prishtinës. Në të tri rastet, Komuna ka publikuar konkurse të cilat u bëjnë ftesë pjesëtarëve të gjinive të ndryshme që të aplikojnë, duke shmangur gjuhën diskriminuese në konkurse. E njejta praktik është ndjekur edhe një një thirrje publike për subvencionim të aktiviteteve kulturore”, thuhet në raportin e GAP-it.

- Advertisement -

Premtimi tjetër i përmbushur është ndarja e bursave për nxënësit me arritje të lartë, gjendje të rëndë sociale dhe me pengesa në zhvillim.

“Gjatë periudhës janar-qershor 2022, Komuna e Prishtinës, ka dhënë 120 bursa për studentë dhe në përshkrimin e kritereve për përfituesit, është saktësuar, se përveç kritereve të përgjithshme (banor i Prishtinës në dhjetë vitet e fundit dhe studentë i regjistruar në tri vitet e fundit) ceken edhe kriterët e veçanta, nota mesatare, studentët me vërtetim që tërheqin ndihmë sociale dhe studentë me nevoja të veçanta. Për dy kategoritë e fundit janë vendosur 20 pikë me automatizëm, pastaj janë vlerësuar nota mesatare dhe profili i studimeve”, thuhet nga Instituti GAP.

Rama po ashtu ka finalizuar edhe ofrimin e informatave orientuese, të qasshme për turistët si dhe ka themeluar dhe organizuar festivalin multikulturor “Pranvera në Prishtinë”.

Krijimi i zonimit të vendeve të parkimit, me lagje, ku qytetarët aplikojnë për leje vjetore për parkim, ishte një premtim tjetër i kryetarit Rama, i cili është përmbushur.

“Në pjesen e lagjeve të qendrës dhe në lagjen “Bregu i Diellit”, “Dardania”, “Ulpiana” dhe “Arbëria” është kryer zonimi dhe shenjëzimi dhe poashtu mundësia që qytetarët të aplikojnë për leje vjetore të parkingut”.

Dhe premtimi i parafundit, ka të bëjë me subvencionimin, me 100,000 euro për tetë OJQ-të, që ofrojnë shërbime sociale.

Përderisa puna e fundit e finalizuar e tij, është edhe rritja e përkrahjes financiare për ekipet e vajzave në sport dhe për aktivitetet kulturore për gratë dhe vajzat.

“Gjatë periudhes janar-qershor 2022 Komuna e Prishtinës ka bërë disa thirrje publike për mbështetje financiare ndaj klubeve, subjekteve dhe shoqatave të ndryshme. Me subvencione për kulturë, rini dhe sport janë mbështetur më shumë projektet e udhëhequra nga gratë apo që i dedikohen grave. Poashtu komuna ka mbështetur për here të pare festivalin “vajzat në TIK” që ka të bëjë me promovimin dhe fuqizimin e grave në fushen e programimit dhe teknologjisë”, thuhet në këtë raport të Institutit GAP, i cili bën monitorimin e punës nëpër komuna.

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte fituar në zgjedhjet e tetorit në raundin e dytë të zgjedhjeve me 51% të votave. Ai kishte qenë në garë të ngushtë, me kandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia. Të njejtit kishin dallim vetëm 2% në vota.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -