14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Rama fton Turqinë, Greqinë, Italinë e Hungarinë t’i bashkohen Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur thirrjet që të gjitha vendet në rajon t’i bashkohen nismës “Open Balkan”, ndërkohë që po ashtu u ka bërë thirrje Turqisë, Greqisë, Italisë e Hungarisë, t’i bashkohen kësaj nisme.

“Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen jo vetëm të gjitha vendet e rajonit, por edhe Turqia, Greqia, Italia apo Hungaria”, ka thënë Rama gjatë një takimi me liderët e tjerë të rajoni në Beograd.

- Advertisement -

Rama tregoi se si një homolog i tij nga një shtet anëtar i BE-së shprehu indinjatën se pse nuk janë ftuar në “Open Balkan”.

“Po diskutonim ‘Ballkani e Hapur’, dhe një koleg kryeministër nga një vend i Bashkimit Evropian më tha ‘po ne pse nuk jemi ftuar’. I thashë do ta diskutojë me kolegët e mi dhe me siguri do të jemi të hapur të ju ftojmë, dhe më vjen shumë mirë që po shohim shenja se po vjen dita që duan të ftohen në “Ballkanin e Hapur” gjithmonë e më shumë vende që i përkasin atyre hapësirave ku ne kemi kaq shumë vite që presim të ftohemi“.

“Për mua konfirmon se Ballkani është po kaq i rëndësishëm për Evropën, sa është Evropa për Ballkanin”.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -