8.1 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Rama e Vuçiq takohen për “Open Balkan”, presidenti serb: Besoj në miqësinë e ardhshme me shqiptarët

- Advertisement -

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se ka diskutuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski se si të ndihmohen njerëzit e zakonshëm dhe si të largohen të gjitha pengesat dhe të mundësohet tregtia e lirë dhe qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve, në një takim të radhës në kuadër të “Open Balkan”.

Vuçiq tha se ka çështje për të cilat Serbia dhe Shqipëria nuk pajtohen, siç është çështja me Kosovën, por tha se “në vend që ta fajësojmë njëri-tjetrin duhet të flasim për ekonominë dhe marrëdhëniet më të mira mes shteteve”, raportojnë mediat serbe.

- Advertisement -

“Çfarë duhet të bëjmë? A duhet të vazhdojmë me konfliktet? A duhet të na ndodhë një Ukrainë e re? Ka shumë njerëz në Serbi që presin konflikt. Çfarë prisni? Që barra politike të bëhet edhe më e rëndë për serbët dhe shqiptarët? Do të bëj gjithçka për ta shmangur këtë dhe mendoj se Edi po e bën të njëjtën gjë. Ne e dimë se cilat janë dallimet tona dhe jetojmë me to. Njerëzit duhet të jenë në kontakt dhe unë besoj në miqësinë e ardhshme të serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiq.

Ai tha se është arritur një marrëveshje për përfundimin e procesit të sigurimit të lejeve të përbashkëta të punës mes tre vendeve anëtare të “Open Balkan”

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -