8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Rakiq propaganduesi: Faleminderit Vuçiq për marrëveshjen, s’i pranojmë targat RKS, zjarri ende prezent

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se partia e tij e mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, e cila mbi të gjitha sipas tij, ka ruajtur paqen, stabilitetin dhe kartat e identitetit të Serbisë në Kosovë.

- Advertisement -

Rakiq ka thënë se marrëveshja e arritur është përpjekje për ta shuar zjarrin dhe se “zjarri është ende prezent”, si dhe ai siç deklaron Rakiq: “vjen nga Prishtina”.

“Kjo marrëveshje është e një rëndësie të paçmueshme për serbët që jetojnë në Kosovë sepse populli ynë e di më së miri se sa netë pa gjumë, shqetësime dhe brenga janë pas nesh, si do ta takojmë atë 1 shtator dhe tashmë është nesër, dhe e dimë. Nuk e di se si do të jenë lëvizjet e mëtejshme të Prishtinës.”, tha Rakiq.

Rakiq, gati qesharak deklaron se tensionet në veri janë shqetësime për popullin serb.

- Advertisement -

“Me këtë marrëveshje dhe garancitë shtesë që presidenti Vuçiq tregoi me një qëndrim të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtjen e interesave kombëtarë, mbi të gjitha të serbëve të Kosovës, mbrohen të drejtat tona për të jetuar me dinjitet dhe liri. Më e rëndësishmja është që askush të mos ketë të drejt të prekë harat personale serbe të serbëve në Kosovë, gjë që konfirmon edhe njëherë prezencen e institucioneve të vendit tonë në këto zona.”, tha Rakiq.

Ai gjithashtu ka thënë se kanë marrë garanci nga Vuçiq se askush nuk do t’i dëbojë, duke propaganduar kështu rrejshëm një tendencë të tillë.

“Sot dëshmojmë se shteti ynë dhe presidenti e kanë përmbushur. Nuk ka dyshim se na presin shumë sfida dhe ne serbët e Kosovës themi se nuk do të lejojmë heqjen e targave KM të shtetit. Serbia dhe ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje të plotë lidershipit tonë në të gjitha betejat diplomatike që presim me të drejtë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.”, thotë Rakiq.

- Advertisement -

Kështu, këto deklarime të Rakiq nuk thonë asgjë më shumë se propaganda e përsëritur e tij.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -