22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Raketa HIMARS eliminoi dy nga pilotët më të mirë të Putinit

Dy nga pilotët më të mirë të Putinit janë eliminuar nga një raketë HIMARS në Ukrainë, teksa njerëz të profilit të lartë të Rusisë po vazhdojnë të shënjestërohen nga armët e prodhuara nga SHBA, shkruan Daily Mail.

Maksim Potyomin, 41-vjeçar, një pilot luftarak me gradën prej nënkoloneli, vdiq kur autokolona e tij u godit nga artileria e raketave të drejtuara me saktësi në Donetsk më 8 korrik.

I njëjti sulm mendohet të ketë vrarë kolonelin Anatoly Stasyukevich, 54-vjeçar, gjithashtu një pilot Iuftarak.

Vdekja e oficerëve dihej më parë, por fakti që ata u vranë nga HIMARS u zbulua vetëm gjatë fundjavës nga babai i Potyomin, Alexey.

Mendohet se suImi është kryer me ndihmën e inteligjencës perëndimore.

Potyomin, kryetar i Federatës Rajonale të Parashutizmit të Volgogradit, tha për mediat lokale: “Makina e djalit tim u godit nga një raketë HIMARS”.

Të fundit
Lajme të lidhura