11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Qytetari që Haxhiu paralajmëroi ta raportojë në Polici ia tregon vendin ku është: Mos i mundo policët të më kërkojnë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të hënën ka paralajmëruar se do ta raportojë në Polici, Korab Blakajn – një qytetar i cili shkroi një status ironizues ndaj Albulena Haxhiut e cila tregoi një histori sesi një prind i ka shkuar në zyre për t’i treguar ngjarjen e tentim DHUNlMlT të vajzës së tij 14 vjeçare.

E sot në mëngjese, qytetari i ka thënë Haxhiut se gjendet në Vjenë.

- Advertisement -

Sipas tij, Haxhiu nuk duhet t’i mundojë policët që ta kërkojnë.

“Mos të mundohet shumë të më gjejë ,as mos t’i mundojë policët tanë të më kërkojnë!Jam në Vjenë. I gatshëm kurdoherë të fluturoj në drejtim të vendlindjës,mjafton të më informojnë 4/5 orë më herët”, ka shkruar Blakaj në Facebook.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -